Indi, numri i vdekjeve ditore nga COVID-19 arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë

09/05/2021 01:57

Në Indi një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.187 viktima, shifra më e lartë e vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.187 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 238.270. Ndërsa me 401.078 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 21.892.676.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë se nga shifrat e publikuara. Ndërkohë vazhdojnë trajtimin 3.723.446 pacientë.

Top Channel