Gjendet i mbytur një 56-vjeçar në Durrës
09/05/2021 08:18
Një 56-vjeçar është mbytur në Durrës dhe trupi i tij është gjetur në afërsi të Porto Romanos.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Informacion paraprak
Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel