Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e rezistencës, dhunës, plagosjes së një zyrtari publik dhe posedimit të paligjshëm të drogës.
Mediet fqinje shkruajnë se Operacioni përfundoi të enjten në mëngjes kur ushtria hyri në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve për kontroll, në Borgo Virgilio.
Dyshimet për policinë lindën pasi prej disa ditësh ishin raportuar lëvizje të dyshimta, hyrje dhe dalje e pazakontë e të rinjve.
Të arrestuarit janë Paolo Canaj, Ramadan Balla, Ervin Balla dhe Skerdi Hoxha.
Sapo policia hyri në shtëpinë e shqiptarëve u has me rezistencë të shqiptarëve, që më pas filluan të pengonin policinë duke i kërcënuar ata me thikë.
Në atë moment karabinierët kërkuan përforcime. Pas përfundimit të kontrollit u gjetën 12 doza kokainë, hashashi, lëndë prerëse, dy peshore precize dhe i gjithë materiali i nevojshëm për paketimin e drogës.
Top Channel