Amerikanët u tërhoqën, rikthehen masakrat në Kabul. Vriten dhjetëra vajza

09/05/2021 15:02

Nuk kaloi shumë nga lajmi i tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani që në kryeqytetin e vendit të rikthehej hija e terrorizmit.

Shpërthimi i një autobombe pranë një shkolle vajzash i dha fund qetësisë së Kabulit të paktën 50 ishin viktimat dhe 100 të plagosurit e sulmit për të cilin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Ferri për nxënëset e shkollës së vetme nisi kur atop po dilnin nga mësimi.

Mohammad Taqi: Në fillim shpërtheu makina-bombë, e pastaj pati dhe dy shpërthime të tjera. Vrapova të shikoja ç`po ndodhte dhe e pashë veten të rrethuar nga trupa të pajetë. Shumica ishin vajza. Pirgje trupash gjithandej, ishte një tmerr.

Pavarësisht se bisedimet  e paqes mes qeverisë dhe rebelëve talebanë vazhdojnë përmes ekipeve negociatore në kryeqendrën e Katarit, Doha, ka pasur një sërë sulmesh në Afganistan këto kohët, por asnjëri i përmasave të këtij të fundit. Mendohet se tërheqja e trupave amerikane dhe në përgjithësi atyre ndërkombëtare nga vendi që është në luftë prej dy dekadash, do të verë në rrezik sidomos progresin e arritur lidhur me të drejtat e femrave atje, edhe nëse talebanët nuk e marrin plotësisht pushtetin.

Top Channel