Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë zgjedhur të urojnë të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit e cila kremtohet sonte.

“U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve myslimanë” shkruan Edi Rama në postimin e tij në Facebook. Ditën e enjte është Fiter Bajrami, kurorëzimi i muajt të Ramazanit për të gjithë myslimanët.

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja! “, shkruan Presidenti.

Çfarë është ‘Nata e Kadrit’

Nata e Kadrit, është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit.

Kur’ani filloi të shpallet në këtë natë, prandaj edhe quhet natë e bekuar. Në këtë natë zgjidhet çdo çështje dhe caktohet fati i çdo krijese për vitin që vjen.

E cilësuar si nata më e vlefshme se një mijë muaj, kjo natë fal gjynahet dhe mbulon të këqijat, pra është nata e faljes dhe mëshirës.

Prej madhështisë së kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit, për t’u zgjidhur hallet, larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzimin.

Duke ditur se jeta mesatare e njeriut nuk i kalon 75 vitet, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se e gjithë jeta e njeriut. Por, është një pyetje e cila na lind natyrshëm:

Kur është Nata e Kadrit dhe si kuptohet ajo?

Një numër jo i vogël dijetarësh myslimanë kanë konluduar se Nata e Kadrit bie në natën e njëzet e shtatë të Ramazanit.

Përgjigja e saktë rreth kësaj pyetje është se kjo natë bie në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Fshehja e saj është bërë me qëllim që besimtarët myslimanë të fitojnë sa më shumë shpërblime, duke e kërkuar atë gjatë kësaj periudhe.

Prandaj, për ata që duan të fitojnë mirësitë e Zotit, del si nevojë e natyrshme që dhjetë ditë-netët e fundit të muajit Ramazan: – të gjallërojnë natën me adhurime, pra të falin namaz vullnetar; – të pendohen për mëkatet dhe të kërkojnë mëshirë nga i madhi Zot.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA