Punonjësja sociale adopton 19-vjeçaren me ngjyrë që prej 8 vitesh priste në institucion (fotot)

08/05/2021 15:34

Ky ishte përqafimi i parë nga nëna e saj e re që shkaktoi lot dhe buzëqeshje të panumërta për 19-vjeçaren Monyay Paskalides.

“Me këtë firmë që po hedh, është zyrtare. Gëzuar ditën e adoptimit,” tha gjykatësja Teri Dees mes duartrokitjeve e brohorimave në ceremoninë e mbajtur  me lidhje direkte virtuale Zoom.

Që në moshën 11 vjeçare  Monyay ishte vendosur për adoptim në institucionin social te Manatee County ne Florida, SHBA dhe jetoi në disa shtëpi kujdesi të përkohshëm. Por deri tani asnjë nuk ishte përkushtuar të bëhej prind i vërtetë i saj.

“Pasi më kishin thënë ‘jo’ kaq shumë herë, të dëgjoja dikë që thoshte ‘po’ për t’u bërë nëna ime, ishte diçka e pabesueshme,” thoshte Monyay duke qeshur.

Para se të bëhej zyrtarisht nëna e saj, Leah Paskalides punonte si kujdestare e rastit të Monyay, dhe zyrtare e vjetër e qendrës së kujdesit ‘Safe Children Coalition’.

“Ajo ka qenë gjithnjë një fëmijë që nuk e meritonte të kalonte përmes sistemit pa u mbështetur nga një familje,” thotë Leah.

Monyay ka qenë e shkëlqyeshme në shkollë, e përfundoi më herët atë dhe ka ndihmuar me mësimet fëmjë të tjerë në situata të ngjashme.

Leah kishte qenë gjithmonë mbështetja e saj kryesor por nuk mund ta adoptonte me heret, prej konfliktit të interesit me punën e saj.

Por teksa Monyay arriti moshën për të dalë nga sistemi i kujdesit pa gjetur një nënë adoptiove, Leah mësoi se mund ta adoptonte atë si te rritur.

“Ishte e rëndësishme për mua që ajo të dinte se dikush e donte. Unë mund t’ia thoja këtë çdo sekondë por në fund ishte veprimi që kishte më shumë rëndësi”, tha Leah.

Të dyja tani po punojnë për t’i treguar të tjerëve se ka adoleshentë që presin për t’u adpptuar nga një familje.

Monyay thotë tani se dëshiron të hapë një shtëpi për të ndihmuar të tjerët, duke i mbështetur adoleshentët në nevojë siç bëri Leah me të.

“Nuk është asnjëherë tepër vonë, sepse unë u rrita por përsëri dikush më adoptoi. Vetëm sepse diçka nuk ndodh, nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë”, shton 19-vjeçarja e lumtur.

FOTO GALERI
1/7
Ky ishte përqafimi i parë nga nëna e saj e re që shkaktoi lot dhe buzëqeshje të panumërta për 19-vjeçaren Monyay Paskalides.

Top Channel