Ekspertët e ushqimit: Gjinkallat mund të hahen, por jo nëse je alergjik ndaj frutave të detit (fotot)

08/05/2021 16:29

Ata që i kanë provuar thonë se mishi i gjinkallave ka shije të ngjashme me karkalecat e detit dhe ekspertët i mbështesin ata, duke pranuar se gjinkallat mund të hahen por jo nga ata që kanë alergji nga ushqimet e detit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur në SHBA pritet të dalin nga dheu miliarda gjinkalla të kategorisë X, që do të mbushin qiejt, pemët e trotuaret, kështu që një nga mënyrat për t’i luftuar mund të jetë kthimi i tyre në ushqim.

Meteorologu amerikan Topper Shutt (i cili dhe në të kaluarën ka ngrënë insekte dhe flet hapur në mbështetje të praktikës) pyeti Dr. Amy Fauth të universitetit veterinar të Maryland, nëse njerëzit ose kafshët mund të konsumojnë gjinkallat.

Dhe përgjigja ishte sigurisht që po.

“Ato mund të piqen,” thotë Dr. Shockley. “Dhe mund të përdoren si një zëvendësim i denjë për karkalecat e detit”.

Prej ngjashmërisë së shijes së tyre me karkalecat e detit disa përdorues të mediave sociale pretendonin se nëse dikush ka alergji nga frutat e detit duhet të qëndrojë larg nga insektet. Madje pretendimet e tyre u mbështetën nga ekspertët.

Keta te fundit thanë se gjinkallat dhe insekte të tjera janë biologjikisht të ngjashme me krustaceanët e detit, siç janë karkalecat.

Edhe Dr. Zoe Getman-Pickering ishte dakord duke thënë se njerëzit me alergji nga produktet e detit duhet të qëndrojnë në përgjithësi larg insekteve të ngrënshme dhe jo vetëm gjinkallave.

“Produktet e detit dhe insektet kanë përbërie të ngjashme kimike, prandaj është më mirë që njerëzit me alergji të mos rrezikojnë.”

Sipas politikave të reja ambjentaliste të reduktimit të emetimeve të karbonit dhe të konsumit të mishit, opsioni i konsumit të insekteve po përmendet gjithnjë e më shpesh në mediat kryesore. Mbetet për t’u parë sesa do të përqafohet idea nga konsumatori i gjerë.

FOTO GALERI
1/5
Insektet jane ushqimi i te ardhmes

Top Channel