Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell, por në zonat juglindore pritet të ketë edhe reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 28°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 23°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA