Pesë rojet bregdetare që u arrestuan ditën e djeshme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dalin sot para Gjykatës së Vlorës. Mësohet se seanca gjyqësore për Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja, Besmir Mece, Bledar Bufaj do të zhvillohet në prani të familjarëve mes tensioneve dhe lotëve.
Vetë të akuzuarit mohojnë se kanë bërë krim, ndërsa Sejfulla Bejaj teksa mohon krimin e kryer e quan veten ‘hero’. Ata tregojnë se janë të pafajshëm dhe e vërteta do dalë shumë shpejt.
Familjarja e një prej të akuzuarve, Drita Breshani i bën thirrje autoriteteve për drejtësi dhe t’i lirojnë të akuzuarit, që sipas saj kanë mbrojtur jetë njerëzish dhe nuk meritojnë burgun. Bëhet e ditur se gjyqtare e çështjes Herila Cela dhe prokuror i çështjes Erjon Shqari.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë.
Në kudër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve:
B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë.
R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.
B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë.
S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel