Tension mes Francës dhe Anglisë/ Anijet përplasen qëllimisht në det. Beteja për peshkimin

07/05/2021 01:46

Momenti dramatik kur një rimorkiator francez u përplas qëllimisht me një anije britanike patrullimi, tregon sesipas mediave angleze se beteja e peshkimit në ishullin e Xhersit po merr një kthesë të shëmtuar.

Anija britanike Jonathan Ruff mori një goditje nga francezja Lasgot, e cila kishte dalë në det për të zbrapsur ato që i konsideron si “pushtuesit”. The Sun siguroi pamjet e momentit kur Lasgot shton shpejtësinë dhe përplaset me anijen britanike duke i shkaktuar dhe disa dëme materiale.

Londra nisi më herët dy anije patrullimi drejt ishullit të Xhersit, në mesin e mosmarrëveshjeve me Francën lidhur me peshkimit në ujrat përreth tij. Ministrja franceze e çështjeve detare deklaroi një ditë më parë se vendi i saj do të hakmerrej duke i ndërprerë furnizimin me energji elektrike Xhersit, pasi Britania e Madhe i vendosi kushte të reja marrëveshjes së peshkimit për hyrje në ujrat e saj.

Ishulli i vetëqeverisur i Xhersit është një prej Channel Islands, të ndodhur vetëm 14 milje nga brigjet franceze. Edhe pse teknikisht nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, këto ishuj janë të varur nga kurora britanike dhe në shkallë ndërkombëtare mbrohen e përfaqësohen prej qeverisë britanike. Por furnizimi i tyre me energji elektrike varet nga një rrjet nënujor kabllosh që vijnë nga Franca.

Top Channel