Rritet aktiviteti i Vullkanit Sinabung në Indonezi

07/05/2021 09:48

Vullkani Sinabung në rajonin Sumatra Veriore të Indonezisë ka hedhur hi vullkanik në qiell, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportohet, vullkani ka hedhur tym dhe hi rreth 3 kilometra lart.

Aktiviteti vullkanik në Sinabung është rritur gjatë ditëve të fundit, pasi brenda një jave janë regjistruar rreth 15 shpërthime.

Armen Putra nga ekipi i vëzhgimit të vullkanit, deklaroi se nuk ka pasur humbje jetësh si pasojë e shpërthimit dhe paralajmëroi fshatarët që jetojnë në afërsi të qëndrojnë 5 kilometra larg vullkanit dhe të jenë të përgatitur për rrezikun e lavës.

Ndryshe, në vitin 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën nga shpërthimet e Vullkanit Sinabung, i cili u aktivizua në vitin 2010 pas afro 400 vitesh.

Top Channel