Raketa kineze jashtë kontrollit i drejtohet Tokës, ndërhyn Pentagoni

07/05/2021 14:21

Raketa kineze e lëshuar javën që shkoi pritet të kthehet në Tokë këto ditë, por nuk dihet saktësisht se ku do të bjerë.

Shpresat ishin se Pentagoni do ta godiste përpara se ajo të mund të bëjë dëme, por sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austrin shpreson që nuk do të jetë ky rasti.

“Pentagoni ka “kapacitet për të bërë shumë gjëra”, por aktualisht nuk planifikon ta rrëzojë raketën e Pekinit u shpreh ai. Zyrtarët amerikane të mbrojtjes janë duke vëzhguar raketën Long March 5B, e cila ka dalë jashtë orbitës, pasi është ndarë nga një segment i stacionit hapësinor kinez. Raketa pritet të kthehet në tokë me 8 apo 9 maj.“Ne shpresojmë se do të bjerë në një zonë ku nuk do ta dëmtojë askënd. Shpresojmë që në oqean apo diçka të ngjashme”, tha Austin.

Komanda amerikane e Hapësirës sqaroi  përmes një deklarate se parashikimi i pikës së saktë të kthimit të raketës në atmosferën e Tokës “nuk mund të dihet deri disa ora para kthimit”.Detajet themelore për raketën dhe trajektoren e saj nuk dihen, sepse Qeveria kineze nuk ka komentuar publikisht rikthimin e saj. The Long March 5B dërgoi në orbitë modulin kryesor të stacionit hapësinor Tianhe në 29 prill. Kina planifikon të realizojë gjithsej 10 lëshime të tilla për të dërguar pjesë shtesë të stacionit hapësinor në orbitë.

Top Channel