Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kol Kolën, polici 62-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Lezhë, që një punonjës policie tenton të abuzojë me një të mitur.

Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, duke i thënë se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë por e ka dërguar atë ne një market për te blerë disa sende dhe me pas e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës.

Aty ku dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.
E mitura fatmirësisht ka mundur që të largohet nga banesa.

13 vjeçarja u ka treguar familjarëve te saj dhe me pas së bashku me nënën dhe tezen kanë bërë menjëherë denoncim në polici.

Policia e Lezhës menjëherë ka nisur hetimet për këtë ngjarje te rëndë ku janë siguruar edhe pamje filmike dhe është arritur në përfundim se është e vërtetë që polici ka tentuar te abuzojë me të miturën.

Sot ne seancën e cila drejtohej nga gjyqtarja Elsa Ulliri ka thënë se e gjithë ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.

Top Channel