Pesë civilë të plagosur në një sulm me bombë në Sirinë veriperëndimore

07/05/2021 09:46

Të paktën pesë civilë u plagosën pasi një makinë bombë shpërtheu në veriperëndim të Sirisë në mbrëmje, njoftuan burimet.

Automjeti i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në hyrje të kampit të refugjatëve Babusselam në provincën Azez, që është nën kontrollin e opozitës siriane.

Shpërthimi gjithashtu shkaktoi dëme në pronë dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalet pranë, thanë burimet.

Forcat e sigurisë po vlerësojnë mundësinë që grupi terrorist YPG/PKK të ketë kryer sulmin.

Pesë fëmijë u plagosën të mërkurën në një sulm me makinë bombë në Afrin.

Grupi terrorist YPG/PKK, duke sulmuar nga rajonet e afërta Tal Rifaat dhe Manbij, shpesh shënjestron Jarabulus-in, Azezin, Afrinin dhe al-Bab-in.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

YPG është dega siriane e PKK-së.

Top Channel