E pazakontë/ Shiste enët e kuzhinës së Pallatit Élysée online, punonjësi përfundon në pranga
Vrasësja seriale australiane Kathleen Folbigg ka bërë një peticion për falje që është mbështetur nga ekspertët, të cilët thonë se mund të jetë viktimë e një gjykimi të gabuar.
Ekspertët së fundmi mbështesin pretendimet se fëmijët e saj të vegjël mund të jenë vdekur nga shkaqe natyrale, dhe jo të jenë vrarë nga nëna e tyre.
Kathleen Folbigg konsiderohet si një prej vrasëseve seriale të famëkeqe të Australisë por një numër ekspertësh në rritje tonë se dënimi i saj duhet të rikonsiderohet.
Folbigg, e cila u dënua me 40 vjet burgim në 2003, ka bërë një peticion për falje për guvernatorin e rajonit New South Wales “bazuar në prova të konsiderueshme për vdekje natyrale të të vegjëlve” në të katër rastet.
Ajo është dënuar për vrasjen e djalit tetë-muajsh Patrick Allen, vajzës 10 muajshe Sarah Kathleen, e Laura Elizabeth, 19 muajshe.
Folbigg është shpallur gjithashtu fajtore për vrasje nga pakujdesia të bebes 19-ditëshe Caleb Gibson, në tragjeditë e ndodhura nga viti 1989 deri në 1999.
Peticioni i saj për guvernatorin mbante firmat e 90 studiuesve dhe mjekëve në profesion.
Apeli i saj vjen pas provave të reja ku përfshihet hetimi gjenetik i fëmijëve.
Kreu i Akademisë Australiane të Shkencave John Shine dhe se tre gjykatës të cështjes kishin mbajtur “të njëjtin qëndrim të pasaktë mbi provat gjenetike”.
Shine tha: “Është shqetësuese që nuk ka një mekanizëm për të vlerësuar saktësisht provat mjekësore e shkencore mbi çështjen. Tashmë ka një shpjegim alternativ për vdekjen e fëmijëve të Folbigg, që nuk mbështetet vetëm në provat rrethanore.”
Folbigg kishte qenë prezente në skenën e të gjitha vdekjeve të fëmijëve te saj, dhe një autopsi zbuloi se Laura vuante nga miokarditis – një inflamacion i muskujve të zemrës që mund të bëhet fatal.
Ndërsa Patrick vuante nga epilepsia dhe vdekja e tij u shkaktua nga bllokimi i rrugëve ajrore prej krizës dhe infeksionit.
Ndërsa dy vdekjet e tjera u regjistruan si të ardhura prej sindromës së “vdekjes së papritur të foshnjës”.
Pediatri gjeneticist Jozef Gecz, nënshkrues i peticionit, pranonte provat për shkaqe natyrale të vdekjes, më se shumti për vdekjet e foshnjeve vajza.
Hetimet raportohet se vazhdojnë për zbulimin e shkaqeve të mundshme gjenetike të vdekjes së djemve.
Rasti kriminal i dënimit të Folbigg u bazua në ditarin e saj, i cili ishte lexuar nga bashkëshorti i atehershem, që e denoncoi në polici.
Top Channel