Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Kërkesa e Murrizit: Të kthehen gjobat dhe lejet e drejtimit të pezulluara gjatë pandemisë

07/05/2021 10:44

Deputeti Myslim Murrizi ka shprehur votën e tij pro projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Rrugor.”

Në fjalën e tij në parlament, bëri kërkesë që të kthehen lejet e drejtimit për shoferët dhe gjobat e dhëna gjatë pandemisë ndaj kujtdo që ka thyer orën policore për të dërguar në spital familjarët për shkak të problemeve shëndetësore.

Murrizi: Ndryshimet që bëhen në Kodin Rrugor, do doja që të kishim një Kod të ri, të vendeve të BE-së. Edhe me Kodet e tjera, jemi mësuar që të bëjmë arnime sipas momentit. Ajo që shoh në këtë kod rrugor është ngritja e masave ndëshkuese gati dyfish e disa kundravajtjeve.

Nuk besoj që bëhen as ulja e numrit të aksidenteve, as lufta për të disiplinuar drejtuesit e mjeteve me fushata. Pashë gjatë fushatës elektorale që asnjë polic nuk kishte në rrugë, pastaj 3-4 ditë pas procesit të votimit dhe kur filloi të dilte në pah fitorja e PS, nisi aksion i madh, kishte policë që fshiheshin pas ferrave.

Të kthehen gjobat e pandemisë dhe kthimi i lejeve të drejtimit të shoferëve që kanë dërguar njerëz në spitale. Do ishte mirë që të gjitha lejet dhe masat administrative të vihej një nismë ligjore për një amnisti totale. Mesa shoh, behari do të jetë i hapur dhe flama e pandemisë thuajse kaloj.

Jam dakord që Kodi Rrugor të jetë i përqasur, por Komisioni i Ligjeve e ka parë të arsyeshme për ndryshime. Shpreh votën time pro dhe pres një amendament për të falur gjobat.

Top Channel