Marinarët nën akuzë/ 5 pjesëtarët e forcës detare Vlorë akuzohen për arratisjen e skafistit

07/05/2021 12:10

5 efektivë të forcës detare në Vlorë kanë dalë sot para Gjykatës për tu njohur me masën e arrestit, pasi u arrestuan nën akuzë e shpërdorimit të detyrës.

Bledar Bufa, Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja dhe Besmir Mece dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e një mjetit lundrues në grykëderdhjen e Vjosës pak muaj më parë, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, duke i mundësuar arratinë drejtuesit të mjetit gomones.

5 efektivët, Bledar Bufaj komandant dhe marinarët Roland Çanaj, Ardit Alikaj, Sejfulla Bejaj dhe Besmir Meçaj u përfshinë në një aksion për shpëtimin e 55 klandestineve nga Siria, qe do shkonin drejt Italisë më 8 janar. Gjatë operacionit të shpëtimit te skafi që po fundosej iku 26-vjeçari Emiljano Likaj i cili u arrestua disa ditë më vonë, në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares. Kanë qenë dëshmitë e vetë klandestinëve që çuan në identifikimin dhe më pas në arrestimin e tij.

Top Channel