Burri krenar i nënës së nëntënjakëve nga Mali, thotë se mezi pret të shohë ‘dhuratat e Zotit’ (fotot)

07/05/2021 17:18

Burri ushtar i Halma Cisse Arby, e cila lindi nëntë bebe njëherësh kësaj jave në Marok, po përgatitet për takimin e parë me fëmijët e tij duke thënë: “Ata janë një dhuratë nga Zoti!”

E përditshmja britanike DailyMail arriti të intervistojë ushtarakun e karrieres Kader Arby, 35 vjeç, pas sensacionit botëror që shkaktoi lindja e shumëfishtë ‘rekord’ e gruas së tij: “Mezi pres t’i shikoj ata. Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me gruan, por isha i detyruar të qëndroja në shtëpi në Mali për t’u kujdesur për vajzën tonë që është vetëm dy vjeç e gjysmë”.

26 vjeçarja Halma dhe burri i saj shihen në një seri fotosh të martesës së tyre ‘tre-ditore’ në Timbuktu në vitin 2017.

“Udhëtimi është i vështirë prej pandemisë, por jemi duke organizuar ardhjen e tyre javën që vjen. Do të jetë gëzim i madh, dhe do të falenderojmë Zotin të gjithë kohën, sepse fëmijët tanë janë dhuratë nga Zoti”.

Arby është ushtarak me pagesë në ushtrinë e Malit, por i është dhënë kohë e mjaftueshme për t’u kujdesur për familjen e tij të zgjeruar me shumicë së fundmi.

Ai thotë se mes atyre që e kanë uruar për fëmijët dhe gruan, ishte dhe Bah Ndaw, Presidenti i Mali.

I pyetur nëse ai dhe e shoqja kanë diskutuar për emrat e pesë vajzave dhe katër djemve, Arby thotë e kjo do të kërkojë pak kohë.

Superlindja e Halma kapi imagjinatën e të gjithëve në kombin afrikan dhe të milionave në të gjithë botën.

Profesor Youssef Alaoui, kreu mjekësor i klinikës Ain Borja në Marok ku Cissé lindi të dielën, tha se rasti i saj ishte shumë i rrallë, dhe se për lindjen e 9 bebeve të parakohshme ishin kujdesur 10 doktorë e 25 infermierë.

FOTO GALERI
15/29
Doktoret arritën të shtynim lindjen e tyre me pesë javë me kujdesin dhe trajtimet e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA