Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit.
BBC raporton se policia nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre. Dy pasagjerë në një tren u goditën nga plumbat, por mbijetuan.
Policia në qytetin Brazilian konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, Inspektorit Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë në Facebook policia tha se “ai nderoi profesionin që e donte dhe do të na mungojë”.
Shefi i policisë Ronaldo Oliveira tha se ngjarja e së enjtes ishte “numri më i madh i vdekjeve në një operacion policor në Rio”.
Top Channel