Brazil/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të drogës, humbin jetën 25 persona (fotot)

07/05/2021 10:06

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit.

BBC raporton se policia nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre. Dy pasagjerë në një tren u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Policia në qytetin Brazilian konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, Inspektorit Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë në Facebook policia tha se “ai nderoi profesionin që e donte dhe do të na mungojë”.

Shefi i policisë Ronaldo Oliveira tha se ngjarja e së enjtes ishte “numri më i madh i vdekjeve në një operacion policor në Rio”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel