25 të vrarë në Rio de Janeiro në betejën e policisë braziliane me bandat e drogës (fotot)

07/05/2021 19:11

Një operacion masiv i policisë në zonat e varfra Jacarezinho, në Rio de Janeiro ka përfunduar me 24 kriminelë e një oficer policie të vrarë, si dhe dhjetra të palgosur, duke përfshirë dhe pasagjerët e një treni të metrosë kishte ngecur mes shkëmbimit të zjarrit.

Më shumë se 200 policë brazilianë u përfshinë në mësymjen e favelës së tretë më të madhe të Rios mëngjesin e djeshëm, ku banojnë rreth 60 000 njerëz. Mediat lokale raportonin për zjarr të pandalur armësh dhe shpërthime në Jacarezinho, ndërsa militantë të armatosur kërcenin nëpër çati për t’i shpëtuar policisë.

Disa media braziliane e përshkruanin konfrontimin si “një luftë”.

Një nga viktimat ishte inspektori i policisë Andre Leonardo de Mello Frias, konfirmoi policia e Rio de Janeiro. 24 të vrarë ishte bilanci i incidentit por identitetet e tyre nuk janë bërë publike nga autoritetet.

Të plagosurit ishin dy oficerë policie, një rezident që u godit nga plumbi qorr në shtëpinë e tij dhe dy pasagjerë të metrosë që u goditën kur treni i tyre që mbeti i bllokuar mes zjarrit të armëve.

Pamjet dramatike tregonin pasagjerët e trenit të metrosë që mbulonin kokat e tyre me duar teksa plumbat godisnin vagonin.

Policia tha e po vepronte kundër organizatës kriminale Comando Vermelho (Komanda e Kuqe), e përfshirë në trafik drogash e shpërndarje armësh. E përditshmja vendase O Globo, tha se gjykata kishte autorizuar operacionin pas mbledhjes së provave se organizata po përdorte forcë për të mbajtur në qeverisjen e saj disa pjesë të zonës, në formën e një mafieje. Grupi kishte qindra militantë që zotëronin automatikë, granata dhe veshje anti-plumb.

Rrugët e ngushta të Jacarezinho u jepnin strehim kriminelëve dhe nuk lejonin përdorimin e autoblindave nga policia. Operacioni ishte më i madhi kundër krimit të organizuar që prej qershorit, dhe më vdekjeprurësi që prej vitit 2016, sipas rrjetit vendas Fogo Cruzado (Shkëmbim Zjarri).

“Për fat të keq një skenar lufte u krijua nga bandat, çka tregon për rëndësinë e operacioneve tona për të ndaluar fuqizimin e bandave”, tha policia në një deklaratë.

FOTO GALERI
10/18
Policia tha e po vepronte kundër organizatës kriminale Comando Vermelho (Komanda e Kuqe)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA