Rusi, një barbie në hapësirë/ Gati misioni, një balerinë e një aktore në ekuipazh

06/05/2021 15:41

Rusia po përgatitet të dërgojë ‘kozmonauten Barbie’ në hapësirë për të parën herë në përpjekje për të inkurajuar më shumë vajza që të hedhin sytë nga shkenca.

Në ekuipazhin e përzgjedhur për misionin përfshihet edhe një balerinë dhe një aktore, që do të marrin pjesë në një film që do të xhirohet këtë vit në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Shefi i agjencisë hapësinore ruse, Dimitry Rogozin, insistoi se Anna Kikina, 36 vjec, të zërë një vend në misionin e ardhshëm dhe ajo pritet të marrë pjesë madje edhe në një të ashtuquajtur ‘ecje në hapësirë’.

Një kukull e re barbi është bërë më herët këtë vit, me imazhin e Kikinës, dhe tani vendi i saj i shumëpritur në një mision në ISS, në 2022, është konfirmuar. Në fakt, që nga 2016-ta, ajo është e vetmja grua kozmonaute në trajnim, një situatë që agjencia ruse do ta përmirësojë duke inkurajuar vajzat ruse se cdo ëndërr mund të bëhet realitet, thjeshtë duhet të besosh tek vetja dhe të ecësh përpara.

Vetëm katër nga gjithsej 124 kozmonautë sovjetikë apo rusë kanë qenë femra. Raportet thonë se shefi i Roscosmos, Rogozin, ka urdhëruar personalisht qendrën e trajnimit të kozmonautëve që të përfshijë Kikinën në ekuipazhin e radhës të anijes soyuz që do të udhëtojë drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar në 2022.

Top Channel