Perandoria 11 miliardë dollarëshe/ Gruaja e “El Chapos” mund të shkatërrojë Sinaloa-n

06/05/2021 10:33

Gruaja e burgosur e bosit të drogës, El Chapo, mund të prishë një marrëveshje që do të çonte në kolapsin e kartelit të fuqishëm Sinaloa, thotë një drejtues legjendar i DEA-s në SHBA. Mike Vigil, tha se Emma Coronel Aispuro, 31 vjec, me gjasë mund tu ofrojë oficerëve të sigurisë të dhënat e nevojshme që mund të çonin në rrënimin e perandorisë 11 miliardë dollarëshe të drogës.

Vigil, një ish shef i operacioneve ndërkombëtare për DEA-n dhe një nga ekspertët kryesorë në botë të karteleve meksikane, thotë se mundësitë e zgjedhjes për të ashtuquajturën Narco-princess, janë tani të kufizuara.

Perspektiva e një dënimi të gjatë me burg dhe ajo e mos pasjes pranë të vajzave të saj binjake, do ti japë asaj motivim për ta tradhtuar kartelin Sinaloa dhe të çojë drejt rrënimit të tij.

“Ajo mund të ofrojë të dhënat e nevojshme për SHBA dhe Meksikën që do të çonin në goditjen përfundimtare të organizatës”, tha ai. Coronel, aktualisht po qëndron në një qeli në SHBA, e akuzuar se ka ndihmuar në drejtimin e perandorisë së trafikut të drogës të bashkëshortit të saj. Ajo po ashtu akuzohet edhe se ka ndihmuar 63 vjecarin të arratisej nga një burg meksikan i sigurisë së lartë në 2015 dhe të komplotojë edhe një tjetër arratisje, para se ai të ekstradohej në SHBA në 2017-ën.

Joaquin El Chapo Guzman, ka qenë dikur trafikanti më i fuqishëm në botë i drogës por do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, pasi u dënua me burg të përjetshëm në 2019.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel