Momente dramatike në det, rimorkiatori francez përplas qëllimisht anijen angleze

06/05/2021 15:38

Momenti dramatik kur një rimorkiator francez u përplas qëllimisht me një anije britanike patrullimi, tregon sipas mediave angleze se beteja e peshkimit në ishullin e Xhersit po merr një kthesë të shëmtuar.

Anija britanike Jonathan Ruff mori një goditje nga francezja Lasgot, e cila kishte dalë në det për të zbrapsur ato që i konsideron si “pushtuesit”. The Sun siguroi pamjet e momentit kur Lasgot shton shpejtësinë dhe përplaset me anijen britanike duke i shkaktuar dhe disa dëme matëriale. Londra nisi më herët dy anije patrullimi drejt ishullit të Xhersit, në mesin e mosmarrëveshjeve me Francën lidhur me peshkimit në ujrat përreth tij.

Ministrja franceze e çështjeve detare deklaroi një ditë më parë se vendi i saj do të hakmerrej duke i ndërprerë furnizimin me energji elektrike Xhersit, pasi Britania e Madhe i vendosi kushte të reja marrëveshjes së peshkimit për hyrje në ujërat e saj. Ishulli i vetëqeverisur i Xhersit është një prej Channel Islands, të ndodhur vetëm  14 milje nga brigjet franceze.

Edhe pse teknikisht nuk janë pjesë e mbretërisë së bashkuar, këto ishuj janë të varur nga kurora britanike dhe në shkallë ndërkombëtare mbrohen e përfaqësohen prej qeverisë britanike. Por furnizimi i tyre me energji elektrike varet nga një rrjet nënujor kablosh që vijnë nga Franca.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel