Meta me kreun e shtetit slloven: Sllovenia mbetet avokate e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë

06/05/2021 15:16

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë, kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.

“ Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme rajonale. Pahor konfirmoi se Sllovenia mbetet avokate e integrimit europian të Shqipërisë. Falënderoj thirrjet për zgjerimin e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku është edhe vendi ynë.

E sigurova presidentin Pahor për mbështetjen tonë, për samitin e BRDO BRIONIT. Së bashku shprehëm mbështetjen, për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ne ndamë mendimin se e ardhmja e jonë është vetëm BE. Dua të shpreh angazhimin tonë për të bërë punë sa më të mira për t’u integruar në BE”, u shpreh Meta.

Top Channel