Imazhe të pabesueshme të betejës së luanit me tufën e 30 hijenave, për ‘të drejtën’ e ushqimit (fotot)

06/05/2021 15:58

Një luan i vetëm është detyruar të luftojë me një tufë prej të paktën 30 hijenash për të mbrojtur ushqimin e tij.

Në imazhet e rënda të mbijetesës shihet sesi luani nuk heq dorë deri në momentet e fundit nga kufoma e bizonit të vogël që sapo kishte vrarë, në rezervatin natyror Kruger të Afrikës së Jugut.

Në një prej imazheve të 26 vjeçarit afrikano-jugor Kyle Smith, shihet një hijenë me pika që kafshon luanin në kofshë, i cili gjithsesi nuk ndalon rezistencën e tij prej rreth gjashtë orësh.

Kyle ishte rreth 200 metra larg vendit ku u shpalos luftimi. Hijenat jetojnë në tufa dhe sigurojnë ushqimin e tyre nga kufoma gjuetie dhe duke gjuajtur vetë. Ato e ndjekin në tufë prenë e tyre dhe mund të arrijnë shpejtësi vrapimi deri në 50 km në orë, për të lodhur gjahun e tyre deri ne ezaurim.

FOTO GALERI
1/9
Përleshja e zgjati kohën e pabesueshme prej gjashtë orësh.

Top Channel