Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, e zhvilluar në stadiumin “Nexhip Trungu’ të qytetit të cërrikut.

Një nga futbollistët e skuadrës së Mirditës humbi toruan dhe goditi arbitrin kryesor Klajdi Qëndraj në minutën e 44-t të ndeshjes, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e parakohshme të takimit.

Për rastin ka reaguar menjëherë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që nëpërmjet një komunikate zyrtare ka dënuar incidentin dhe ka premtuar se organet e drejtësisë sportive do të mblidhen menjëherë për t’u marrë me ngjarjen që njollos futbollin shqiptar.

Ja deklarata e FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.

Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit Klajdi Qëndraj, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit. Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin.

I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA