Tmerr në Francë/ Nëna e tre fëmijëve qëllohet me armë, digjet e gjallë nga bashkëshorti që e ndiqte në rrugë (fotot)

05/05/2021 21:16

Një 31 vjeçare, nënë e tre fëmijëve është qëlluar me armë me armë në rrugë dhe më pas është djegur e gjallë nga bashkëshorti i saj në skena të frikshme në mesin e ditës, njoftoi policia franceze.

Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur dje në zonën e pasur të Merignac pranë aeroportit të Bordeaux, në jugperëndim të Francës.

Nëna franceze 31 vjeçare që nuk është emëruar ende nga autoritetet, ishte ndjekur në rrugë nga bashkëshorti i saj 44 vjeçar me të cilin raportohet se ishte ndarë, i cili e kishte qëlluar disa herë në këmbë me pistoletë, para se ta lagte me një leng të djegshëm dhe t’i vinte zjarrin.

Sulmuesi ishte një emër i njohur për policinë dhe u arrestua rreth një orë pas vrasjes makabër.

Burri dhe gruaja ishin të ndarë ndërsa fëmijët e tyre me moshë tre, shtatë dhe 11 vjeç, jetonin me të ëmën tragjike.

Fëmijët e çiftit raportohet se nuk ishin në shtëpi në kohën e sulmit tha prokuroria, duke shtuar se atyre po u jepej konsulencë për traumën.

Autoritetet lokale kanë ngritur gjithashtu shërbime konsulence për të tjerë njerëz që dëshmuar në sulmin brutal.

Vitin e kaluar autori i ngjarjes ishte dënuar me 18 muaj burg për dhunë shtëpiake ndaj të njëjtës viktimë, raportonte La Chaîne Info.

“Autori njihej nga autoritetet gjyqësore për të njëjtat probleme”, tha prokurori publik Frédérique Porterie.

Ndërsa kryebashkiaku i Merignac, Alain Anziani, tha se eventet tragjike ngjallën shumë emocione në qytezë.

Grupe të të drejtave të grave kanë bërë thirrje për protesta pranë skenës së tragjedisë.

Vitin e kaluar numri i grave franceze të vrara nga partnerët e tyre ishte 90, në rënie nga 146 një vit më herët. Dhuna shtëpiake ka shkaktuar protesta në Francë edhe në 2019.

Aktivistët thonë se gratë që ankohen në polici për partnerë abuzues, shpesh nuk merren në konsideratë.

FOTO GALERI
1/7
Një 31 vjeçare, nënë e tre fëmijëve është qëlluar me armë me armë në rrugë dhe më pas është djegur e gjallë nga bashkëshorti i saj

Top Channel