Dita e vrasjes së Qemal Stafës nga fashistët përkujtohet si dita e përkujtimit të dëshmorëve në Shqipëri. Në ceremoninë shtetërore organizuar me këtë rast Presidenti Meta ishte së bashku me kryetarin e Kuvendit Ruçi, ministrat Xhaçka dhe Peleshi, shefi i shtabit të ushtrisë si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata nderuan me homazhe të rënët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër fashizmit, duke vendosur kurora me lule në monumentin ‘Nënë Shqipëri’, Presidenti Meta kishte edhe një mesazh.

Të ndarë nga ceremonia shtetërore ishin përfaqësuesit e opozitës, Lulzim Basha shoqërohej nga disa prej deputetëve të PD në këtë ceremoni.

Pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin ‘Nënë Shqipëri’, Basha dhe deputetët vendosën tufa me lule në varrin e Azem Hajdarit, si dhe në përkujtimoren e 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq për bombën në ambasadën sovjetike, një tufë me lule në varrin e kapiten Feti Vogli që ra në Afganistan, dëshmores Zarife Hasanaj që ra në misionin e NATO-s si dhe në varrin e dëshmorit Skerdilajd Llagami rënë në Luftën e Kosovës.

Top Channel