Vizita në Europë u kthye në mungesë dy mujore, rriten spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit më jetëgjatë në botë, Paul Biya
Hillary Clinton paralajmëroi për pasoja të rënda prej tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Ish sekretarja amerikane e shtetit i tha rrjetit televiziv CNN se ekziston rreziku që talibanët të rifitojnë kontrollin. SHBA-ja synon ta përfundojë tërheqjen në një datë simbolike, 11 shtator, por talebanët e përmbysur nga pushteti në 2001, pas pushtimit të vendit nga forcat e udhëhequra prej amerikanet, kanë marrë zemër së fundi e kanë shtuar sulmet.
“Ekzistojnë pasoja si të parashikuara, ashtu edhe të paqëllimshme të qëndrimit por edhe të largimit”, tha demokratja që ashtu si Biden, ka qenë mbështetëse e ndërhyrjes së SHBA-së në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
Shefi i shtëpisë së Bardhë pretendon se tërheqja amerikane është e justifikuar me faktin se forcat amerikane e kanë siguruar tashmë që Afganistani të mos jetë bazë për xhihadistët e huaj, të cilët të komplotojnë kundër Perëndimit.
Por e pyetur për vendimin e presidentit, Clinton ka thënë se “qeveria amerikane duhet të fokusohet në dy pasoja të mëdha”, duke përmendur rikthimin e aktiviteteve të grupeve terroriste dhe rritjen e numrit të refugjatëve nga Afganistani, teksa kujtoi se shembja e qeverisë afgane dhe mundësia e marrjes së pushtetit nga talebanët mund të rezultojë në një luftë të re civile.
Top Channel