Momentet e rralla kur nëna elefant mobilizon tufën për të voglin që bie në lumin afrikano-jugor (fotot)

05/05/2021 15:12

Një nënë elefant ka shpëtuar beben e saj nga mbytja pasi thirri për ndihmë të gjithë tufën për të tërhequr dhe çliruar të voglin e saj.

Fotot emocionuese nga rezervati ne Afriken e Jugut tregojnë këlyshin kurioz që eksploron bregun e lumit para se të bjerë në thellësi teksa tenton të pijë.

Në momentet më dramatike, koka e tij mezi shihet sipër ujit teksa nëna në panik tenton ta tërheqë me noçkën e saj.

Por duke ndjerë rrezikun ajo thërret për ndihmë të paktën pesë anëtarë të tufës të cilët i bashkohen dhe rrjedhimisht arrijnë të nxjerrin këlyshin nga uji.

Fotografi Wesley Wolmarans thotë: “Nëna nisi të kërcente në vend duke u panikosur teksa shihte të voglin e saj që mezi mbante kokën sipër ujit”.

“Tentativat e nënës shkaktuan klithma të forta dhe brenda dy sekondash e gjithë tufa erdhi duke u futur në ujë për të kërkuar të voglin”.

“Duke përdorur këmbët dhe noçkat e tyre ata shtynin të voglin drejt bregut derisa ai arriti të ngjiten në tokë të fortë. Frika shihej në sytë të tyre”.

Në pamje shihet momenti kur elefanti i lagur çlirohet dhe më të mëdhenjtë krijojnë një rreth mbrojtjeje rrotull tij.

“Pas kësaj nëna e mbante atë gjithmonë larg ujit”, tha Wolmarans.

Ka ndodhur shpesh që elefantë të vegjël të mbyten në ujëra të thella ose me rrymë të shpejtë.

Edhe shpëtimi koletiv i dëshmuar nga Wolmarans është diçka e zakonshme në botën e egër, ku anëtarët më të vjetër të tufës janë vigjilentë për të ruajtur të vegjëlit e njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
3/9
Duke ndjerë rrezikun ajo thërret për ndihmë të paktën pesë anëtarë të tufës të cilët i bashkohen perpjekjes

Top Channel