Propozimi me 6 pika i Gjermanisë: Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa vendime brenda Unionit me shumicë të kualifikuar
Një adoleshent jashtë kontrolli me hanxhar në dorë ka vrarë dy mësuese femra dhe tre bebe në një masakër të rëndë në çerdhen e kujdesit ditor në Brazil.
18-vjecari mësyu në çerdhen e fëmijëve Aquarela në Saudades, dje në Brazil, tha policia për rrjetin G1.
Stafi i tmerruar nga sulmi u fsheh në një dhomë megjithë fëmijët, teksa sulmuesi masakronte pa diskriminim foshnjet dhe dy koleget e tyre punonjëse.
30 vjeçarja Keli Adriane Aniecevski, 20 vjeçarja Mirla Renner, 20, dhe tre bebe një-vjeçare u vranë gjatë sulmit të tmerrshëm që ka shokuar vendin.
Pas vrasjeve i dyshuari plagosi veten e saj dhe u gjet i rrëzuar përtokë.
Ai u arrestua dhe u dërgua në spitalin e Pinhalzinho.
Aniecevski, e cila punonte prej 10 vjetësh në çerdhën e Aquarela, u shpall e vdekur në skenë.
Drejtoresha arsimore vendore Gisela Hermann e përshkruante vendngjarjen “skenë terrori”: “Një djalë ishte i shtrirë në dysheme, por ende gjallë, një mësuese ishte e vdekur ashtu si dhe një fëmijë”.
Aline Biazebetti, e cila punon në çerdhe, nxitoi të ndihmonte pasi dëgjoi ulërimat e njerëzve.
Biazebetti tha se agresori tentoi të hapte dhomën ku ishin fshehur punonjësit e tjerë me bebet: “Ai u përpoq ta hapte, por në fund hoqi dorë”.
“Ata më pas kishin nisur të mbyllnin dritaret për të mbrojtur veten.”
Kryebashkiaku i Santa Catarina, Carlos Moisés ofroi ngushëllimet për familjet e viktimave ndërsa mësimi është anulluar kësaj jave në bashkinë e Saudades.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për identitetin apo motivimin e sulmuesit.
Top Channel