Gjykata në Indi: Vdekjet e pacientëve me COVID-19 për shkak të mungesës së oksigjenit janë “gjenocid”

05/05/2021 16:12

Gjykata e Lartë në rajonin Uttar Pradesh të Indisë tha se vdekjet e pacientëve me COVID-19 për shkak të mungesës së oksigjenit janë “jo të ndryshme nga gjenocidi”.

Sipas mediave vendase, Gjykata e Lartë në Allahabad në gjykimin ku janë hetuar vdekjet me burim COVID-19 në zonat Lucknow dhe Meerut kërkuan nga autoritetet gjyqësore që të konfirmojnë vdekjet e COVID-19 të shkaktuara nga mungesa e pajisjeve të frymëmarrjes.

Në një deklaratë gjykata kërkoi nga autoritetet gjyqësore që të paraqesin raportet e tyre lidhur me çështjen në seancën e mëpasshme. Po ashtu gjykata ndau mendimin se humbja e jetëve e të prekurve me COVID-19 për shkak të pamjaftueshmërisë së pajisjeve të frymëmarrjes është temë krimi dhe se kjo “nuk është ndryshe nga gjenocidi”.

Anëtarët e gjykatës Siddhartha Varma dhe Ajit Kumar thanë se përgjegjësia për vdekjet bie mbi zyrtarët të cilët nuk sigurojnë pajisjet e nevojshme shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 382.315 rastet e reja në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 20.665.248. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 ka shkuar në 226.188, me 3.780 viktimat e reja në 24 orët e fundit e cila është edhe shifra më e lartë e viktimave brenda një dite në vend që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA