Zgjedhjet do të dërgojnë në parlament vetëm 4 parti politike, ndërsa partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Publicisti Frrok Çupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” u shpreh se votuesit kanë kërkuar që të qeverisen nga një parti e vetme që ka pushtet dhe reforma të garantuara dhe jo nga koalicione të brishta.
“Votuesi ka kuptuar që i duhet garanci dhe nuk e arrin dot te koalicionet e brishta por kërkon stabilitet në një sistem dy partiak, por praktikisht ka gjetur qeverisjen nga një parti e caktuar e cila ka pushtet të garantuar dhe reforma të garantuara. Koalicionet formohen në një mënyrë të tillë, ka dy forma ajo liberale dhe ky koalicion bie pas 2 ose 6 muajsh, ose do kemi koalicionin tjetër të disiplinuar Është sikur partitë e vogla të ishin bërë bashkë kjo nuk do të thotë se do të kishin fituar aq vota sa janë fituar një për një”, u shpreh Cupi.
Top Channel