Fqinjët e Indisë mbyllin kufijtë teksa vala e Covid-19 përhapet në rajon (fotot)

05/05/2021 19:08
Personal i ushtrise se Nepal, duke mbledhur viktima ne Kathmandu

Nepali është më i godituri deri tani, teksa shqetësimet po shtohen në Pakistan e Bangladesh

Në prill, ashti si miliona njerëz të tjerë, ish-mbreti i Nepalit Gyanendra Shah, 73 vjec, dhe gruaja e tij 70-vjeçare Komal, udhëtuan në Indi për festivalin fetar të Kumbh Mela.

Si të tjerët edhe ata bënë zhytjen tradicionale në lumin Ganges në Hardiwar dhe ndërvepruan me besimtarë e pelegrinë të tjerë pa masa mbrojtëse.

Pas kthimit në aeroportin e Kathmandu, qindra njerëz ishin mbledhur për të mirëpritur çiftin, të cilët pas dy ditësh do të rezultonin pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë dhe mijëra emigrantë nga Nepali që punojnë në Indi janë infektuar dhe rastet janë shtuar në mbretërinë e Himalajave ashtu si dhe në fqinjët e tjerë Pakistan e Bangladesh.

Nepali ndaj kufirin me pesë shtete të Indisë dhe një numër i madh qytetarësh punojnë atje.

Skenat në Indi javët e fundit kanë shokuar botën, por tani ato po përsëriten dhe në Kathmandu të Nepalit kur spitalet po arrijnë kapacitetet maksimale, së bashku me krematoriumin e tempullit Pashupatinath, me i madhi në kryeqytet.

Përhapja e shpejtë nga India po shkakton alarm dhe në Bangladesh, ku autoritetet kanë mbyllur kufijtë duke rekomanduar mbajtjen mbyllur deri në përmirësimin e situatën në Indi.

FOTO GALERI
1/3
Njerez ne radhe per vaksinen ne Lahore, Pakistan

Top Channel