Fotografi dokumenton marrëdhënien e rrallë mes ujkut dhe ariut të zi në botën e egër (fotot)

05/05/2021 21:45

Një ujk gri femër dhe një ari i zi mashkull duket se kanë kapërcyer kufjitë ndarëse mes specieve për t’u bërë shokë loje në botën e egër.

Ata janë pikasur së bashku çdo mbrëmje për dhjetë ditë radhazi, duke luajtur e duke ndarë ushqimin me njëri-tjetrin, e duke kaluar disa orë së bashku. Pas lidhjes me ariun, fotografi thotë se ulkonja tashmë pranohet si shok dhe nga arinj të tjerë të zonës.

“Ne shpesh besojmë se natyra ndjek rregullat e saj të caktuara, sipas të cilave predatorët qëndrojnë të vetmuar për të gjuajtur gjahun, dhe nuk e ndajnë me askënd përveç këlyshëve të tyre.”

“Por nganjëherë edhe në botën e egër, rregullat nuk aplikohen”, thotë fotografi finlandez Lassi Rautiainen.

“Askush nuk e di me siguri sesi ariu dhe ulkonja u bënë miq, ndoshta ata kanë qenë bashkë kur kanë qenë të vegjël dhe të pasigurtë sesi do të mbijetonin. Eshtë bukur të dëshmosh ngjarje të rralla në botën e egër, të cilat nuk kishte pritur kurrë të shihje”.

“Askush nuk kishte parë arinj dhe ujq që jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe të bëhen shokë në veri të Evropës”

“Sapo i hasa këta të dy e dija se kisha gjetur historinë e përkryer”, shton Rautiainen.

FOTO GALERI
1/12
Një ujk gri femër dhe një ari i zi mashkull duket se kanë kapërcyer kufjitë ndarëse mes specieve

Top Channel