Dështimi i partive të reja në zgjedhje, Spahiu: Faji është i popullit…

05/05/2021 21:54

Çfarë ndodhi me partitë e vogla në zgjedhjet e 25 prillit? Zgjedhjet do të dërgojnë në parlament vetëm 4 parti politike, ndërsa partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Ndërkohë që, Nisma Thurje arriti të marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit por jo të mjaftueshme për të prodhuar një mandat deputeti në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në ‘Open’ se populli shqiptar nuk ka mbështetur kauzat e reja dhe as liderët e rinj, pasi brez pas brezi nuk e ndërrojnë votën e tyre, por votojnë vetëm për PS dhe PD.

Spahiu: Mendoj që nuk kanë humbur paritë e reja por Shqipëria me këtë rezultat. PD nuk ka humb por kanë humbur shqiptarët duke mos sjellë një frymë të re. Në zgjedhje e 25 prillit si asnjëherë në 20 vitet e fundit këto dy parti janë rritur duke sfumuar dhe duke i dhënë një goditje fatale idesë së futjes së partive të reja në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as në Maqedoni, as në Kosovë, as në Mal të Zi. Shqiptarët janë afro 1 milionë që brez pas brezi nuk e ndërrojnë votën vetëm për PS dhe PD çfarëdolloj gjëje të ndodhi. Votën nuk e ndajnë janë shumë fanatikë.

Kush është problemi thelbësor? Shqiptarët nuk mbështesin as kauzat e reja dhe as liderët e rinj. Faji është i popullit sepse në të gjithë botën populli është turmë. Mekanizmi elektoral në Shqipëri ka bërë që nëse nuk je pjesë e një koalicione je asgjësuar.

Top Channel