Çifti mbretëror në mediat sociale: William dhe Kate tani janë edhe në YouTube

05/05/2021 22:45

Dukesha dhe Duka i Kembrixhit janë tashmë pjesë e një tjetër rrjeti social.

Ndërsa tensionet mes anëtarëve të familjes mbretërore duket se janë qetësuar, me Princin Harry ende në qendër të vëmendjes, Princi William dhe Kate Middleton duket se kanë gjetur një profesion të ri.  Ata kanë hapur kanalin e tyre në YouTube.

Çifti ka provuar vazhdimisht “marrëdhënien e tyre të mirë” me mediat sociale, pasi kanë dy llogari në Instagram dhe Twitter. Më shumë gjasa, kjo është për shkak të talentit të Kate Middleton  në fotografi, të cilën ajo e praktikon si një hobi. Kanali i tyre në YouTube duket se ka të njëjtin ndikim, pasi ka mbledhur 54,000 ndjekës në më pak se 10 orë.

Videoja prej 25 sekondash kombinon disa nga momentet e përditshme të çiftit, përveç punës së dukeshës së Kembrixhit në OJQ  si dhe vizitën e tyre në Pakistan në vitin 2019

Top Channel