22/01 15:21
Katër persona mbetën të vdekur në Mississippi kur një aeroplan i vogël u përplas me një shtëpi.
“Turbopropi” me dy motorë Mitsubishi M-2B-60, i cili mund të mbante gjithsej tetë persona, u përplas në një shtëpinë Hattiesburg para mesnatës.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka dërguar një ekip hetuesish në Hattiesburg, i cili ndodhet rreth 80 milje në juglindje të Jackson dhe Universitetit të Misisipit.
Zëdhënësi i policisë Hattiesburg Ryan Moore tha se zyrtarë nga Administrata Federale e Aviacionit gjithashtu ishin drejtuar në vendin e ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë thënë nëse aeroplani sapo ishte larguar apo po përpiqej të ulej në Aeroportin Komunal Hattiesburg Bobby L. Chain aty pranë.
Top Channel