Tragjedi në Meksikë/ Shembet mbikalimi i metrosë, humbin jetën 15 persona, dhjetëra të tjerë të plagosur. Ekziston frika se…

04/05/2021 08:48

Një mbikalim metroje në Mexico është shembur, mbrëmjen e kësaj të hëne, duke i marrë jetën 15 personave dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Mediet e huaja shkruajnë se një pjesë e mbikalimit u shemb plotësisht dhe një pjesë tjetër u shemb pjesërisht në një kënd. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e personave, të cilët rezultojnë të humbur.

Ajo që ka ndodhur në metro sot është një tragjedi e tmerrshme“, shkroi ministri i jashtëm meksikan Marcelo Ebrard.

Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë angazhuar në operacione shpëtimi.

 

Top Channel