Top Story/ Topalli: Marrëveshja miliona euro e Bashës që largoi nga PD themeluesit dhe qëndrestarët

04/05/2021 23:02

Në vitin 2017, Basha pastroi përfundimisht Partinë Demokratike duke fshirë nga listat e kandidatëve figura me peshë historike brenda selisë blu. Ishte momenti kur ai dhe miqtë e tij morën kontrollin total.

“Ishte kulminacioni i një lloj genocidi brenda një force politike ekzekutor i të cilës ishte Lulzim Basha” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD

“Themeluesit, kontributorë, ato që ishin përfaqsues të së djathtës që ikën me një firmë të Bashës në 2017 tërësisht të paligjshëm, janë larguar bazuar në marrëveshjen Rama-Basha.

Praktikisht ka bërë cfarë i ka kërkuar Rama, pastaj hyri në qeveri, mori vendimin e gjykatës së Strasburgut që shkonte 13 apo 16 mln euro shpërblim të pallatit që e kishte bërë në emër të vjehrrit të tij” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD.

Emisioni i plotë:

Top Channel