Surfistit të mbijetuar nga sulmi i peshkaqenit, i mbetet kujtim dhëmbi i bishës (fotot)

04/05/2021 20:53

Një australian që i ka mbijetuar sulmit thuajse fatal të një peshkaqeni të bardhë, ka fituar të drejtën për të mbajtur dhëmbin e kafshës, që mbeti i ngulur në bordin e tij të surfit.

Amatori i surfit në ujë Chris Blowes humbi këmbën dhe qëndroi në gjendje kome për 10 ditë pasi u sulmua në jug të Australisë në 2015.

Një dhëmb i peshkaqenit sulmues kishte mbetur në bordin e tij të ujit por rregullat shtetërore ndalojnë që njerëzit të zotërojnë pjesë nga speciet e rrezikuara.

Por në këtë rast shteti i ka dhënë një përjashtim dhe Blowes thotë se po e mban dhëmbin si “suvenir”.

Tashmë 32 vjeçari Blowes, ishte duke bërë ‘surf’ në gjirin Fishery Bay në prill 2015, kur një peshkaqen 5.5 metra i gjate e sulmoi nga prapa.

“Ai më rrëzoi, më kapi e më tundi duke luajtur me trupin tim. Më pas më këputi këmbën”, thotë ai për BBC.

Pasi ishte nxjerrë në breg nga dy miq të tij, Blowes mori kujdesin e parë mjekësor dhe u dërgua në spitalin e Adelaide.

“Zemra më ndaloi dhe më bënë frymëmarje artificiale derisa u rikthyen shenjat e jetës”, thotë ai.

Policia që rekuperoi bordin e Bowes zbuloi dhëmbin e peshkaqenit të ngulur në të, dhe ua dorëzuan autoriteteve perkatese.

Sipas ligjit vendas të peshkimit, është ilegale në Australi të zotërosh, shesësh ose blesh pjesë të peshkaqenëve të bardhë dhe kundravajtësit gjobiten deri në AUS$100,000 ($70 000).

Blowes tha se i kishte kërkuar disa herë zyrtarëve të mbante dhëmbin, por e arriti këtë vetëm kur një politikan i zonës dëgjoi historinë e tij dhe beri një përjashtim për të.

Blowes thotë se do të mbajë dhëmbin në shtëpi dhe ta përdorë për të ilustruar fjalimet e tij motivuese për sulmet e peshkaqenëve.

FOTO GALERI
5/5
Sipas ligjit vendas të peshkimit, është ilegale në Australi të zotërosh, shesësh ose blesh pjesë të peshkaqenëve të bardhë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA