Dita e sotme ngjante me ditën e parë të shkollës, megjithëse për pak javë mbyllet viti shkollor. Rrugët dhe shkollat kishin më shumë nxënës, se zakonisht.

Kjo pasi duke nisur nga sot, datë 4 maj, u rikthyen fizikisht në shkolla çdo ditë të javës, të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Pra nxënësit nga klasa 1-12 do të mësojnë vetëm në shkolla dhe jo më online. Janë gjithsej gati 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar.

Orët do të vazhdojnë të jenë të shkurtuara dhe turnet do të përcaktohen nga vetë shkolla, duke zbatuar me përpikmëri protokollin antiCovid. Ata që e pritëm më mirë këtë vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, ishin nxënësit e klasës së 9 që nga data 16 qershor deri në 25 qershor do t’u nënshtrohen Provimeve Kombëtarë të Arsimit Bazë, si dhe maturantët që do zhvillojnë provimet e maturës nga data 3-15 qershor 2021.

Nxënës: Kur njeriu është në shtëpi, me të gjitha të mirat aty, me videolojëra, kompjuter, telefon, dhe njëkohësisht ke edhe shkollën, është pak e vështirë të fokusohesh. Prandaj mësimi në shkollë, nuk zëvendësohet me metodë tjetër. Aty në klasë ndërvepron me mësuesen dhe mbaron punë.

Megjithëse na ka mbetur pak kohë, më mirë se asgjë është rikthimi ynë tani në shkollë. Unë jam klasë e nëntë dhe po përgatitemi për provimet e lirimit. Këtë javë nisim testet përgatitore.

Online dhe fizikisht në fakt ishte një javë në shkollë dhe një javë pushim, pasi nuk para futeshim dhe nuk bënim mësim. Ja vlen të rikthemi, që të marrim ato njohuri që nuk kemi mundur t’I përvetësojmë deri tani.
Mua më duket se ky rikthim është më shumë për të takuar shoqet dhe shoqet sesa për cilësinë e mësimit.

Top Channel