24/11 18:00
India është një ndër vendet që po e kalon në mënyrën më të keqe situatën e Covid-19.
Një nga momentet më prekëse që u bë virale në të gjithë botën është momenti kur vajza i bën frymëmarrje artificiale nënës së saj të infektuar me Covid për t’i shpëtuar jetën në një spital të mbingarkuar në Indi.
Kjo ndodhi në një spital në shtetin Uttar Pradesh, ku gruaja e infektuar me covid është në luftë për të jetuar. Edhe pse vajza i bëri frymëmarrje, ajo nuk arriti të shpëtonte.
Mjekët shprehen se pacientja u soll në spital në gjendje kritike për jetën dhe mjekët e kishin të pamundur t’i jepnin ndihmën e parë për shkak të numrit të lartë të pacientëve të shtruar.
Top Channel