Fermeri francez lëviz gurin 200-vjecar kufitar ‘për të zmadhuar’ Belgjikën

04/05/2021 21:16

Një fermer francez përballet me akuza kriminale pasi ka lëvizur një gur 200-vjeçar që shënon kufirin e vendit me Belgjikën.

Guri kufitar besohet se është në vendin e tij që prej disfatës së Napoleonit në betejën e Waterloo, por fermeri e kishte zhvendosur atë sepse e pengonte në punën e përditshme me traktorin e tij.

Zhvillimi doli në dritë kur një historian amator i zonës doli një ditë një shëtitje në pyllin pranë fshatit belg të Erquelinnes, dhe zbuloi se guri që daton prej vitit 1819 ishte zhvendosur me 2.29 metra. Gjithashtu edhe gardhi i perimetrit të fermerit ishte lëvizur.

Kufiri mes Francës e Belgjikës shtrihet në rreth 620km, dhe është caktuar formalisht nga Traktati i Kortrijk në vitin 1820.

I zbavitur nga idea e ‘zgjerimit’ të qytezës së tij, kryebashhkiaku belg David Lavaux, tha se fermeri është ligjerisht i detyruar të vendosë përsëri në vend gurin kufityar, pasi do të ishte më mirë të mos krijoheshin “incidente diplomatike”.

“Ne nuk kemi qëllime të zgjerimit të qytezës dhe as të vendit. Me atë që bëri fermeri ka zmadhuar Belgjikën e ka zvogëluar Francën. Unë për vete do të isha dakord, por kryebashiaku i Bousignies-sur-Roc nuk është dakord.”, tha Lavaux për rrjetin francez TF1, duke iu referuar homologes së tij në anën tjetër të kufirit.

Ndërkohë edhe Aurélie Welonek, kryebashkiake e fshatit francez kufitar Bousignies-sur-Roc, pranonte zgjidhjen diplomatike: “Besoj se mund të evitojmë një luftë të re të kufijve,” tha ajo me shaka për rrjetin ‘La Voix du Nord’.

FOTO GALERI
1/3
Fermeri e kishte zhvendosur sepse e pengonte në punën e përditshme me traktorin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA