Zemërim publik për jahtin e ri mbretëror £200 mln ‘në nder të Princit Philip’ (fotot)

03/05/2021 19:00

Planet për ndërtimin e një jahti të ri mbretëror në Britani në nder të Dukës së ndjerë të Edinburg janë pritur me indinjatë nga publiku vendas.

Anija që do të kushtojë 200 milionë paundë e do të quhet ‘HMS Prince Philip’, do të jetë pasuese e jahtit mbretëror Britannia, që ka dalë nga shërbimi në vitin 1997.

Zhvillimi vjen pasi disa deputetë të konservatorëve në pushtet shprehën mbështetjen e tyre për një homazh detar për bashkëshortin e ndjerë të mbretëreshës, i cili ka pasur një karrierë të gjatë në marinën britanike.

Por jo i gjithë publiku ishte dakord.

“Kjo është ajo për çka kanë nevojë fëmijët e uritur, një tjetër jaht mbretëror”, shkruante një përdorues, ndërsa një tejtër shtonte me ironi: “Po sikur në vend të jahtit mbretëror të shtonit me 1% rrogën e punonjësve të sistemit shëndetësor?”

“Në një vend me 1300 kuzhina për të varfrit, një tjetër jaht mbretëror do të ishte gjëja më e fundit për çka kishte nevojë”, tha një tjetër.

 

FOTO GALERI
3/5
Philip vdiq muajin qe shkoi ne kshetjellen Windsor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA