Nisin karnavalet në fshatin Nartë, atmosfera festive pas pashkëve do të zgjasë për tre ditë
03/05/2021 09:40
Karnavalet e fshatit Nartë të Vlorës që zgjasin 72 orë janë çelur paraditen e djeshme dhe do të vijojnë për tre ditë rresht.
Kjo festë pagane është zhvilluar çdo vit në fshatin Nartë dhe që ka qindra vitet që festohet nga banorët e këtij fshati.
Kjo festë tradicionale shoqërohet me kostume popullore, maskat dhe deri tek personazhet e përrallave. Në ditën e Pashkëve shumë banorë, të Nartës, sidomos të rinj marrin pjesë në këtë festë, por dhe qytetarë të huaj nuk mungojnë duke parë nga afër këtë festë qindra vjeçare.
Festa e karnavaleve e cila i ka rrënjët parakristiane festohet çdo vit në këtë zonë së bashku me festen fetare të Pashkëve.
Top Channel