SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros, rihapet ambasada amerikane në Karakas
Debati nëse realiteti ku jetojmë dhe gjithçka rreth tij është një simulim kompjuterik, ka nisur prej hipotezës së filozofit suedez Nick Bostrom që u reflektua më pas në filmat e famshëm të serisë “The Matrix”, ku njerëzimi tregohej i bllokuar brenda një realiteti të simuluar.
Tashmë idesë po i jep jehonë dhe kreu i kompanive të teknologjisë SpaceX e Tesla, Elon Musk i cili thotë se idea nuk ka asgjë qesharake dhe duhet të merret seriozisht. Së fundmi është ripublikuar një fjalim i Musk në 2016 në përgjigje të pyetjes nëse njerëzimi po jeton vërtet në një ekzistencë të tipit “Matrix”.
Sipërmarrësi thotë se shanset që gjithcka rreth nesh të jetë e vërtetë, janë “një në 1 miliardë”.
“Argumenti më i fortë për faktin që po jetojmë në një simulim, është sepse thjesht 40 vjet më parë ne kishin vetem një ekran me dy katrorë e një pikë, që quheshin lojra elektronike. Ndërsa sot 40 vjet më vonë kemi simulime foto-realiste 3-dimensionale, me miliona njerëz që mund të luajnë njëherësh dhe realiteti virtual apo realiteti i përforcuar, po përmirësohet nga viti në vit”, tha Musk.
Inovatori i teknologjisë thotë se me ritmet aktuale të avancimeve teknologjike, në të ardhmen video-lojrat nuk do të kenë asnjë ndryshim nga realiteti i vërtetë, duke sugjeruar se njerëzit do të mund të krijojnë realitetet e tyre personale.
“Ne ose do të krijojmë simulime që janë të padallueshme nga realiteti, ose civilizimi do të pushojë së ekzistuari”, tha mes të tjerash Musk.
Gjithashtu edhe Nick Bostrom, i cili shkruante në dokument se jeta që ne njohim, madje edhe ne vetë, mund të jemi një simulim kompjuterik, besonte se ka 20 përqind shanse që kjo të jetë e vërtetë.
Top Channel