Burri sulmohet për vdekje nga hipopotami ‘shtëpiak’ me të cilin notonte e kalëronte (fotot)

03/05/2021 21:10

Fermeri Marius Els thoshte se besonte verbërisht te hipopotami i tij Humphrey, të cilin e ushqente me mollë dhe i lante dhëmbët gjigandë, megjithë paralajmërimet shqetësuese nga miqtë e familajrët. Dhe një ditë, frikat e tyre rezultuan të vërteta.

Els insistonte se hipopotami i tij nuk do të lëndonte kurrë askënd dhe kishte krijuar një lidhje të fortë me krijesën e frikshme.

Por forcën dhe egërsinë e hipopotamit burri e zbuloi në mënyrën më makabre.

Trupi i tij i copëtuar e i gjymtuar u gjet në një lumë të larë në gjak në tokat e tij në Afrikën e Jugut, pasi Humphrey kishte sulmuar mizorisht pronarin e tij duke e kafshuar disa herë me dhëmbët e tij gjigandë.

Skenat e rënda kishin ndodhur pasi 40 vjeçari Marius, mburrej se kishte larë dhëmbët e kafshës 1.2 ton, kishte notuar me të dhe e kishte kalëruar si kalë në ujë.

Marius u thoshte më parë shokëve se hipopotami i tij gjashtë vjeçar  ishte “si një djalë për të” dhe se ai vinte duke vrapuar kur e thërriste.

Por megjithse e kishte rritur kafshën që kur ishte pesë muajsh, hipo i kishte dhene denimin kapital.

“Humphrey është si një djalë për mua, njerëzit nuk e kuptojnë marrëdhënien time me të. Ata besojnë se njerëzit mund të kenë një lidhje vetëm me qentë, macet e kafshët e tjera shtëpiake. Kurse unë kam një marrdhënie me një prej kafshëve më të rrezikshme të Afrikës”, thoshte dikur Marius.

Në fakt hipopotamët janë nga kafshët më vrasëse të tokës. Megjithse kanë pamje të butë e të ngadaltë, ata janë çuditërisht të shpejtë dhe shumë agresivë.

Hipopotamët kanë dhëmbë shumë të mprehtë dhe vrasin mesatarisht 500 njerëz çdo vit – më shumë se luanët, elefantët, leopardët e bizonët të marrë së bashku.

Marius mbante rreth 20 specie të ndryshme kafshësh ekzotike në fermën et tij në Afrikën e Jugut, duke përfshirë dhe një xhirafë e një rinoceront.

Por ai kishte krijuar një lidhje më të ngushtë me Humphrey, për të cilin kishte ndërtuar një liqen të posaçëm.

Megjithë krenarinë si një ‘zbutës hipopotami’ Marius e njihte forcën dhe rrezikun e kafshës së tij të pazakontë.

“Nëse ai vendos se nuk dëshiron të më mbajë në kurriz, mund të më flakë si një kalë”, kishte thënë ai në një intervistë.

FOTO GALERI
3/7
Forcën dhe egërsinë e hipopotamit burri e zbuloi në mënyrën më makabre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA