Britanikët në ‘shthurrjen’ e parë të fundjavës së Pashkëve pas zbutjes së kufizimeve (fotot)

03/05/2021 15:47

Britanikë të dëshpëruar për të dalë mbrëmjeve, mbushën dje rrugët e Londrës, Leeds e Liverpool duke celebruar fundjavën e parë të zgjatur që prej reduktimit të kufizimeve të Covid-19 javës që shkoi.

Rregullat e distancimit social janë reduktuar prej fundit të prillit dhe tashmë të rinjtë mund të mblidhen për të konsumuar pije në ambjentet e hapura të bareve, ose jashte tyre.

Të rinjtë nuk e lanë këtë mundësi t’i kalonte teksa fotot e qyteteve kryesore tregonin dje grupe të mbledhura në “kopshtet e birrës” apo rrëmujën që ata bënin në rrugë e trotuare.

Klubet e natës mbeten ende të mbyllura (përveç disa eventeve eksperimentale pilot), por defryesit nuk lejuan që kjo t’i ndalonte në paradën e tyre të zhurmës e alkoolit.

Dhjetra vajza shiheshin duke ecur “me lëkundje” përkrah njëra-tjetrës.

Disa mbanin maska fytyre por shumica ishin pa to, me funde të shkurtra e taka të larta në netet ende të ftohta britanike.

Disa prej tyre dukej që kishin humbur ekuilibrin, uleshin ose rrokulliseshin nëpër rrugë, teksa shoqet u vinin në ndihmë.

Një bukuroshe nga Leeds fotografohej duke shkelmuar këpucën e saj në shenjë celebrimi.

Grupe miqsh shiheshin duke pirë në trotuarin jashtë një bari në  Leeds.

Ndërsa në Liverpool, mijëra dashamirës të muzikës morën pjesë në një event eksperimental në Sefton Park, që ishte koncerti i parë pas izolimeve në Britani.

Rreth 5,000 u lejuan në koncertin e kryesuar nga grupi muzikor indipendent ‘Blossoms’, pa maska apo distancim social.

Pjesëmarrësit duhet të kishin një test negativ koronavirusi për t’u pranuar.

Pas dimrit të vështirë, tashmë në Britani infektimet janë rikthyer në nivelet e fundit të verës së shkuar, me rreth 1000 infektime në ditë.

FOTO GALERI
3/9
Një bukuroshe nga Leeds fotografohej duke shkelmuar këpucën e saj në shenjë celebrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA